Boronica, efikase kundër sëmundjes së mishit të dhëmbëve

  • 24 August 2019 - 18:15
Boronica, efikase kundër sëmundjes së mishit të dhëmbëve

Mjekët kanë konstatuar se boronicat e egra janë zëvendësim i mirë i ilaçeve kundër paradentozës (sëmundjes së mishit të dhëmbëve). Shkencëtarët kanë konstatuar se boronicat e egra përmbajnë një përbërës i cili lufton me sukses njërin nga bakteret përgjegjëse për shkaktimin e paradentozës. Pas kariesit, paradentoza është sëmundja më e përhapur kronike e dhëmbëve dhe mishit të tyre, ku në fund vjen deri te rënia e dhëmbëve.

Shenja e parë e sëmundjes është gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve. Kjo është paralajmërim se duhet të shkoni te dentisti. Heqja e pllakës dentare dhe gurëve konsiderohen si masa më e mirë parandaluese, meqë ato janë shkaktare të paradentozës. Njerëzit që nuk trajtojnë paradentozën janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, osteoporoza, artriti reumatoid, etj. 

(Kosova Sot Online)