Marrja e hekurit në shtatzëni zvogëlon rrezikun e shfaqjes së autizmit te fëmijët

  • 25 August 2019 - 07:34
Marrja e hekurit në shtatzëni zvogëlon rrezikun e shfaqjes së autizmit te fëmijët

Në bazë të hulumtimeve të fundit në universitetin në Kaliforni, pesë herë më pak fëmijët janë të rrezikuar nga autizmi, nëse nënat e tyre marrin suplemente me hekur gjatë shtatzënisë. "Ky është hulumtimi i parë potencial, i cili tregon lidhjen midis marrjes së suplementeve të hekurit gjatë shtatzënisë dhe shfaqjes së autizmit te fëmijët", ka deklaruar Rebbeca Smith, udhëheqëse e ekipit punues.

"Shumë studiues dhe shkencëtarë kanë pohuar se marrja shtesë e hekurit do të mund të kishte rëndësi të madhe për autizëm, sepse fëmijët, të cilët preken nga kjo sëmundje, në rastet më të shpeshta kanë nivel të ulët të hekurit në gjak. Me dekada dihet se hekuri gjatë shtatzënisë është i domosdoshëm për zhvillimin e trurit të foshnjës", thotë ajo. Rreziqet e tjera ndërlidhen me moshën e nënës (prej 35 vjeç e tutje), mbipesha, hipertensioni dhe diabeti. Mirëpo, shkencëtarët mendojnë se marrja e suplementeve nuk është zgjidhje efikase e barabartë për secilën femër, sepse nuk absorbohet te të gjitha femrat në mënyrë të barabartë, e kjo varet nga mbipesha, nëse vuajnë nga diabeti dhe shumë faktorë të tjerë.

(Kosova Sot Online)