Pijet e gazuara shkatërrojnë organin jetik -mëlçinë

  • 25 August 2019 - 07:42
Pijet e gazuara shkatërrojnë organin jetik -mëlçinë

Keni dëgjuar aq shumë se sa të dëmshme janë pijet e gazuara dhe ju përsëri i konsumoni? Ndoshta ky fakt në fund ju bind të hiqni dorë prej tyre 

KRIJOJNË YNDYRË RRETH ORGANIT Pijet e gazuara dëmtojnë organet tuaja. Marrë parasysh se dëmtimet nuk mund të shihen me sy, shpeshherë nuk jeni të vetëdijshëm sa të ekspozuar jeni nga problemet serioze. Pijet e gazuara krijojnë mëlçinë e yndyrshme, e cila ngjason me mëlçinë e sëmurë nga cirroza, si dhe yndyrën midis eshtrave dhe muskujve. 

PIJET E GAZUARA DIETALE NUK NDIHMOJNË Kalimi nga pijet e gazuara në pijet e gazuara pa sheqer nuk i ndihmon fare shëndetit tuaj. Edhe pse ndoshta posedojnë më pak kalori, pijet e gazuara dietale fshehin shumë rreziqe. Në studimet, në të cilat kishin marrë pjesë 475 persona të rritur gjendjen e tyre për 10 vjet e kishin përcjellë shkencëtarët dhe në fund kishin dhënë rezultate shokuese. Ata që kishin konsumuar pijet e tilla pa sheqer, për 70 për qind kishin bel më të gjerë, në krahasim me ata që nuk kishin konsumuar asgjë të gazuar.

SHKAKTOJNË PLAKJE TË SHPEJTË Keni shpenzuar shumë të holla për kremra për të larguar rrudhat, keni shkuar në palestër, por nëse nuk largoni pijet e gazuara nga menyja e gjitha është e kotë. Pijet e gazuara dëmtojnë eshtrat dhe dhëmbët dhe shkaktojnë probleme me veshkat.

(Kosova Sot Online)