Mbipesha shton rrezikun nga kanceri i vezoreve

  • 27 August 2019 - 08:26
Mbipesha shton rrezikun nga kanceri i vezoreve

Rrezik më të madh kanë femrat me indeksin e masës trupore më të madh se 30, e për secilën rritje të masës për pesë gradë rreziku për t'u prekur nga kanceri i vezoreve shtohet për 5 për qind. Këtë e ka vërtetuar studimi i 25 analizave, që kishin bërë ekspertët nga universiteti amerikan "Rutgers". Hulumtimet e deritanishme mbipeshën e kanë ndërlidhur me lloje të ndryshme të kancerit, si ai i zorrës së trashë dhe të gjirit dhe sëmundjeve kronike, prandaj është me rëndësi ta ruani peshën.

Parandalimi fillon me ndryshimin e stilit të jetës, thotë udhëheqësja e studimit dr. Elisa Bandera.

(Kosova Sot Online)