Ata që pinë çaj kanë eshtra më të fortë

  • 30 August 2019 - 08:31
Ata që pinë çaj kanë eshtra më të fortë

Dy apo tri gota çaj në ditë mund të jenë mbrojnë ndaj osteoporozës. Konsumuesit e çajit kanë më pak të ngjarë që të kenë thyerje të nyjës së ijëve, sesa njerëzit që kurrë nuk pinë çaj.

Duket se mjaftojnë dy-tri gota çaj në ditë, për ta parandaluar këtë thyerje të rrezikshme si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, duke e ulur rrezikun nga thyerja e nyjës së ijëve për 37%.

Ende nuk dihet pse çaji është i dobishëm për eshtra. Ka të ngjarë të përbërësit e tij stimulojnë rritjen e ashtit të ri. Po ashtu, fluori, kalciumi dhe mineralet e tjera që gjenden në çaj, me siguri se i bëjnë eshtrat më të dendur dhe më të fortë.

Pa marrë parasysh pse është i dobishëm çaji për eshtra, ky është një zbulim i rëndësishëm. Rreth tre milionë britanikë vuajnë nga osteoporoza, e cila është një sëmundje e cila mjekohet me mjaft vështirësi. Në këtë drejtim është parë se verërat dhe kafja nuk kanë ndonjë ndikim të dobishëm.

(Kosova Sot Online)