Grave shtatëzëna iu duhen 20 minuta ushtrime në ditë për të parandaluar këto sëmundje tek foshnjat

  • 30 August 2019 - 13:00
Grave shtatëzëna iu duhen 20 minuta ushtrime në ditë për të parandaluar këto sëmundje tek foshnjat

Nënat me mbipeshë mund ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe të foshnjave nga sëmundjet e ndryshme vetëm duke ushtruar ndonjë aktivitet fizik gjatë periudhës së shtatëzënisë, shkruan Dailymail.

Në eksperimentet e bëra, është vërejtur se vetëm 20 minuta ushtrime gjatë ditës, ndihmojnë në menagjimin e sasisë së sheqerit në gjak si dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ushtrimet mund ta parandalojnë shansin e zhvillimit të sëmundjeve metabolike tek nënat dhe foshnjet.

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë eksperimente në 5 minj, duke marrë parasysh ngjashmërinë e fiziologjisë së tyre me organizmin e njeriut. Ata kanë ushqyer minjtë me një dietë të pasur me yndyrna dhe karbohidrate deri sa ata janë bërë obezë. Më pas kanë detyruar minjtë të bëjnë aktivitete fizike dhe kanë vërejtur, se është përmirësuar dukshëm funksionimi dhe përgjigja e organizmit në  raport me insulinën dhe qelizat yndyrore në trup.

Mbipesha gjatë kohës së shtatëzënise ka një ndikim tejet në madh në shëndetin e foshnjës. Shkencëtarët thonë se për t’i parandaluar këto probleme shëndetësore tek foshnjat, është e këshillueshme që në vend të dietave, të ushtrohet.

“Një aktivitet fizik i moderuar gjatë shtatëzënisë sjellë ndryshime në indet dhe trupin e nënave obeze”, tha Dr. Amanda Sferruzzi, autore e këtij studimi.

Shkencëtarët kanë treguar se në vend të ndonjë diete për humbjen e peshës, aktivitetet fizike janë më të këshillueshme dhe kanë treguar se këto gjetje janë shumë të rëndësishme, sidomos në këtë kohë kur obeziteti është duke u përhapur në përmasa të mëdha.

(Kosova Sot Online)