6 ushqimet e pasura me nutriente që duhen konsumuar gjatë vjeshtës

  • 31 August 2019 - 08:21
 6 ushqimet e pasura me nutriente që duhen konsumuar gjatë vjeshtës

Begatitë e stinës së vjeshtës janë të shumta, sidomos kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e ushqimeve të pasura me nutriente. Do të ishte mirë të jeni të ndërgjegjshëm karshi shëndetit tuaj, të hani ushqime sezonale, të gatuara, të pasura me nutriente dhe minerale.

Ja disa nga ushqimet e pasura me nutriente që do të duhej t'i konsumonit gjatë stinës së vjeshtës

 LAKRA E BRUKSELIT

Tash të flasim paksa për lakrën e Brukselit - e dini që këto perime të vogla sikurse lakra, janë të pasura me shumë fibra dietale, vitamina, minerale dhe antioksidues. Të jemi më të saktë, lakrat e Brukselit janë të pasura me vitaminë A, që është e shëndetshme për shikimin, vitaminë K, e cila ndërton eshtrat dhe hekur, që është i nevojshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

PATATET E ËMBLA

Sipas natyrës, patatet e ëmbla janë të shëndetshme për organizmin e njeriut! Nëse flasim për vlerën e tyre ushqyese, patatet e ëmbla janë shumë të shijshme dhe të pasura me shumë vitamina B6, vitamina D dhe magnez (ky mineral ndikon në relaksimin e organizmit të njeriut nga stresi, mban të shëndetshme arteriet, gjakun, eshtrat, zemrën, muskujt dhe funksionimin e nervave).

LULELAKRA

Në disa vitet e kaluara, lulelakra ka shtuar vlerën e saj midis perimeve dhe nuk është e vështirë për ta vërejtur pse. Kjo perime është zëvendësim i mirë për karbohidratet dhe drithërat. Lulelakra është e pasur me antioksidues, vitamina C, vitamina të kompleksit B, si dhe me mineralet esenciale si bakër, kalcium dhe kalium.

FIKU

Do të ishte mirë që fikun ta konsideroni si ëmbëlsirë natyrale, pa kalori të zbrazëta. Është i pasur me fibra dietale, vitamina dhe minerale, vitamina A, hekur, kalim dhe zink. Mund ta shtoni si shtesë në sallatën ë mëngjesit. Vjeshta është stinë e preferuar e shumicës prej nesh, pasi që shumica e ushqimeve që mund t'i konsumoni janë të pasura me vlera të larta ushqyese.

KUNGULLI

Kur të mendojmë për vjeshtën, menjëherë mendja na shkon te kungujt. Pos se janë të shijshëm, një porcion i vetëm ofron furnizime me fibra dietale, antioksidues, vitamina A, C dhe E, si dhe mineralet si kalcium dhe kalium. Nëse i keni pranë farat e kungullit, atëherë gjithsesi mos i hidhni, sepse janë të pasura me aminoacidet Omega 3, që ndërlidhen me shëndetin e mirë të zemrës. Po ashtu, kungujt për nga natyra posedojnë pak kalori dhe nuk përmbajnë yndyrë apo kolesterol.

MOLLËT

Sikurse edhe kungulli, mollët duhet të janë të pranishme gjatë vjeshtës. Nga mollët me karamele e deri te pitja me mollë, kjo pemë duket të jetë gjithkund gjatë kësaj stine. Pos se janë burim i fortë me fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit, mollët janë të pasura me antioksidues, vitamina C dhe me vitaminat e kompleksit B, si riboflavinë, që mbron trupin nga sëmundjet e ndryshme. Pa marrë parasysh a përcaktoheni për mollët e ëmbla apo të tharta, nuk mund të mohohet thënia e vjetër: "Një mollë në ditë, dhe mjekut nuk ia sheh sytë".

(Kosova Sot Online)