Lëngjet e pemëve ndikojnë në rritjen e shtypjes së gjaku

  • 31 gusht 2019 - 08:24
Lëngjet e pemëve ndikojnë në rritjen e shtypjes së gjaku

Njerëzit që rregullisht konsumojnë lëngje të pemëve, sipas ekspertëve, kanë presion të lartë të gjakut. Shkencëtarët nga Universiteti i Teknologjisë në Australi, pohojnë se një gotë me lëng pemësh në ditë ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, që më pas drejton në problemet si sulmi në zemër.

Shtypja qendrore e gjakut matet në aortë, arterien e madhe në të cilin zemra pompon gjakun e pasur me oksigjen për ta përhapur nëpër gjithë trupin. Autori i studimit, Dr. Matthew Pase, ka thënë se zbulimet e tyre janë shumë të rëndësishme, sepse 'ekziston një perceptim i zakonshëm që lëngjet e pemëve janë të shëndetshme'. Ai më pas shton: 'Megjithëse lëngjet janë të pasura me vitamina, posedojnë sasi të madhe të sheqerit'.

Lëngjet e pemëve në përgjithësi fajësohen për rritjen e mbipeshës dhe diabetin. Po ashtu, ishte vërejtur që fëmijët që i konsumojnë kanë përjetuar probleme me dhëmbë deri në moshën e tyre tri vjeçe. Dentistët pohojnë se ky problem te fëmijët vjen si pasojë e konsumimit të tepërt të lëngjeve të pemëve, pasi që prindërit e tyre mendojnë se janë të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)