Ushqimet që i konsumojmë në mënyrë të gabuar

  • 02 September 2019 - 08:22
Ushqimet që i konsumojmë në mënyrë të gabuar

Faktorë të shumtë ndikojnë në sasinë e nutrienteve, të cilat i marrin prej ushqimeve. Kështu mënyra e përgatitjes, përdorimi i artikujve të freskët, por edhe kombinimi i tyre mund të bëhet në mënyrë të gabuar

PËRCAKTOHUNI PËR PATATEN E KUQE!

Nëse e përzgjidhni pataten e bardhë për përgatitjen e pureve, patate të pjekura apo si shtesë në gjellë, në këtë mënyrë merrni më pak nutriente të shëndetshme në krahasim me pataten e kuqe. Ekspertët pohojnë se patatet e kuqe kanë më shumë dobi për shëndetin, duke ulur shtypjen e gjakut dhe pakësojnë rrezikun nga sëmundjet malinje. Patatet e kuqe po ashtu përmbajnë më shumë polifenole dhe më mirë ndikojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.

KAROTA

Tashmë kur jemi në stinën e vjeshtës dhe kur ditët e ftohta po pasojnë, njerëzit gjithnjë e më shumë kënaqen në supat e gatuara. Herën tjetër kur të përgatisni supë të ngrohtë, karotat mos i copëtoni në pjesë të vogla, por vetëm i pastroni, i qëroni dhe i lini ashtu të pacopëzuara, sepse në këtë mënyrë ruhet sasia e madhe e vitaminave dhe mineraleve. Po ashtu, ata që mendojnë se karota e papërpunuar është më e shëndetshme se e gatuara mashtrohen, sepse studimet tregojnë që karotenoidet prej saj më shpejt absorbohen në organizëm.

BROKOLI

Pa kurrfarë dyshimi, kjo është një ndër perimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut dhe po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në ushqim. Tashmë edhe është vërtetuar se ndikon si parandalim për forma të ndryshme të kancerit, por gatimi i saj në temperaturë tepër të lartë mund ta dëmtojë dhe ta pakësojë shumicën e substancave të shëndetshme, që gjenden në të. Studimet tregojnë që mënyra më e sigurt që t'i merrni të gjithë përbërësit e shëndetshëm është që brokolin ta gatuani në avull.

HUDHRA

Nëse para gjellës para se ta shtoni në gjellë, në këtë mënyrë nuk do të mund të merrni të gjitha substancat shëruese të këtij "antibiotiku" natyral. Hulumtimet e shumta tregojnë se më së miri është ta shtrydhni hudhrën dhe ta lini të qëndrojë për rreth dhjetë minuta, para se ta përdorni në gjellë, sepse në këtë mënyrë më lehtë lëshojnë enzimën, që ndikon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

ÇAJI

Mënyra se si britanikët e konsumojnë çajin është mënyrë krejt e gabuar dhe nuk sugjerohet, tregojnë studimet, duke vërtetuar se shtimi i qumështit në çaj merr disa nga dobitë e kësaj pijeje për të ndaluar sëmundjet e sistemit kardiovaskular. Pos kësaj, gabimi më i madh i njerëzve është shtimi i limonit dhe mjaltit në çajin e ngrohtë. Temperatura shkatërron një sasi të madhe të vitaminave C dhe të antioksiduesve, prandaj më së miri do të ishte t'i shtoni në çajin e vakët.

MOLLËT DHE DARDHAT

Këto dy lloje të pemëve konsiderohen të jenë si pemët më të shijshme e njëkohësisht edhe me më së shumti vlera ushqyese. Do të ishte mirë që këtë pemë ta lini të qëndrojë paksa, apo ndoshta të "piqet" më shumë, sepse ky proces mundëson mbushjen e tyre me klorofil. Mu për këtë arsye, kur të jenë në atë gjendje, pra disi të buta, atëherë në mollë dhe në dardhë gjendet një sasi shumë më e madhe me antioksidues aktivë.

(Kosova Sot Online)