Ilaçet natyrale, të cilat edhe mjekët i sugjerojnë

  • 04 September 2019 - 10:22
Ilaçet natyrale, të cilat edhe mjekët i sugjerojnë

Nuk ka nevojë që sa herë të keni dhimbje të kokës, ju dhemb fyti apo keni kapsllëk, të kërkoni tableta. Mund t'i shëroni me gjërat që i keni në kuzhinë.

TË DJEGURAT

Nëse e djegura është e vogël, për shembull keni prekur gishtin në hekur, mjafton që gishtin ta mbani në ujë të ftohë kull për dhjetë minuta. Po ashtu, opsion tjetër është që të djegurën ta lyeni me margarinë.

DHIMBJET E KOKËS

Ilaçi më i mirë klasik për dhimbjen e kokës është akulli. Ilaçet e reja ndoshta janë më efikas, por shumë studime kanë vërtetuar që akulli është më efikas te migrena. Më së miri është që kullin për disa minuta ta mbani në pjesën e prapme të kokës për disa minuta.

DHIMBJET NË FYT

Ilaçet më të mira kundër dhimbjes në fyt janë në kuzhinën tuaj. Nëse keni temperaturë lajmërohuni te mjeku, por nëse ju gërryen fyti pastrojeni me ujë të njelmët.

KAPSLLËKU

Deri te kapsllëku vjen shkaku i problemeve me tretjen. Studimi ka vërtetuar që konsumimi i 12 kumbullave të thara në ditë ka efekt më të mirë në krahasim me ilaçet bashkëkohore.

(Kosova Sot Online)