Këto sëmundje mund t'ju sulmojnë në vjeshtë

  • 11 shtator 2019 - 15:15
Këto sëmundje mund t'ju sulmojnë në vjeshtë

Pas temperaturave të larta të verës, erdhi dhe vjeshta me temperatura të ulëta dhe me dallime të mëdha. Si pasojë e kësaj, mund të shfaqen viruse dhe ftohje, ndërsa ja problemet shëndetësore me të cilat mund të përballeni

PROBLEME ME SISTEMIN E FRYMËMARRJES

Rezistenca natyrale e organizmit në temperatura të ulëta zvogëlohet duke shtuar rrezikun për infeksione akute në pjesën e sipërme të sistemit të frymëmarrjes. Këtë rrezik e shton edhe qëndrimi më shumë i njerëzve nëpër ambiente të mbyllura, hapësira jo të freskuara me ajër të ngrohtë e të thatë.

GRIPI DHE FTOHJET

Muajt e vjeshtës me pak diell, e me shumë shi mund të ndikojnë në shfaqjen e ftohjeve dhe gripit, mjekët si mbrojtje sugjerojnë vaksinimin, por ja edhe disa minuta si mund ta shmangni gripin dhe ftohjen. Dilni më shumë në ajër të freskët për të shmangur bakteret nga ambientet e mbyllura, pastroni duart më shpesh, konsumoni pemë dhe perime, vitamina në tableta sipas nevojës, sidomos ato A, C dhe E, që e forcojnë sistemin imun dhe zvogëlojnë gjasat për sëmundje. Pos tyre, mund të vuani edhe nga i thati në lukth, depresioni vjeshtor, dhimbjet në nyja. 

(Kosova Sot Online)