Lëngu nga domatja shërben për tretje, diabet dhe zemër

  • 12 September 2019 - 15:11
Lëngu nga domatja shërben për tretje, diabet dhe zemër

Domatet njihen në bazë të shumë substancave shëruese, që kanë për organizmin e njeriut, por ndoshta deri më tani nuk e keni ditur që lëngu i fituar nga domatja është shumë i shëndetshëm. Ky lëng përmban shumë lloje të vitaminave dhe mineraleve, si vitamina A, K, B1, B2, B3, B5 dhe B6, pastaj mineralet si hekuri, magnezi dhe fosfori. Jo vetëm se këto vitamina dhe minerale janë të shkëlqyeshëm për shëndet, por kanë efektin e tyre edhe te flokët dhe lëkura.

Pra, vendosni që tani e tutje ta pini lëngun e domates, përderisa ekspertët ju sugjerojnë ta përgatisni nga domatet e freskëta, se sa t'i përdorni domatet e blera. Në fakt, likopeni, i cili gjendet në lëng zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, e fibrat dhe lëngjet janë të shëndetshme për zorrën e trashë. Pos kësaj, lëngu nga domatet rregullon mirë edhe tretjen e ushqimit, sidomos kur bëhet fjalë për kapsllëk dhe diarre, nivelin e kolesterolit e mban në nivelin e duhur. Antioksiduesit që janë të pranishëm në këtë lëng ndihmojnë edhe kundër diabetit, pastaj kundër astmës dhe sëmundjeve të ndryshme të zemrës. 


(Kosova Sot Online)