Efektet kuruese të luleshtrydhes

  • 14 shtator 2019 - 23:24
Efektet kuruese të luleshtrydhes

Ajo është një mënyrë e mirë për pastrimin dhe ushqimin e lëkurës, me ndihmë të vitaminës C dhe A. Përmbajtja e saj e mban lëkurën e butë dhe të tendosur.

Është e rëndësishme që ju një herë ose dy herë në javë të vendosni në fytyrë luleshtrydhe të prera në rrathë, ose të bëni prej tyre maskë të butë, të cilën më pas do ta shpëlani së pari me ujë të vakët, dhe pastaj me ujë të ftohtë.

 Nëse i pastroni dhëmbët me to, do t’i hiqni shtresat e mbledhura dhe dhëmbët do t’i bëni më të bardhë.

 Lulështrydhja ka një efekt të pazëvendësueshëm në luftën kundër celulitit. Vitaminat A dhe C janë antioksidante, dhe ato e ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve, shkatërrojnë radikalet e lira, prandaj konsumi i rregullt i dredhëzave do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të ndihmojë në luftën kundër armikut të urryer të shumë femrave.

Megjithatë, nëse jeni duke bërë luftë të vazhdueshme me peshën e tepërt, do të gëzoheni kur të dëgjoni se luleshtrydhet e përshpejtojnë metabolizmin dhe e reduktojnë oreksin, dhe kanë pak kalori.

Nëse dëshironi që të keni përfitimet e duhura në lidhje me maksën e fytyrës, ekzistojnë tre mënyra të ndryshme që ju mund ta realizoni një gjë të tillë si: Luleshtrydhe me mjaltë – 2-3 lugë pure luleshtrydhje, përzieni me një lugë të vogël me mjaltë.

Aplikoni përzierjen në fytyrë, pastaj shpëlani pas 20 minutash. Bëjeni këtë një herë ose dy herë në javë për ta pasur një lëkurë rrezatuese. Luleshtrydhe me limon – Kombinimi i limonit dhe i luleshtrydhes është shumë i mirë për fytyrë.

Merrni gjysmë gote me luleshtrydhe pure dhe pastaj shtrydhni limonin në të. Aplikoni përzierjen në fytyrën tuaj dhe lëreni për 10 minuta.

Shpëlani dhe lëkura juaj do të jetë e bukur dhe e butë. Luleshtrydhe me kos – Merrni 3-4 lugë të vogla me luleshtrydhe të shtypura dhe përzieni me 1-2 lugë të vogla kos.

 Aplikoni atë në tërë fytyrën dhe shpëlani pas 15 minutash. Masazhoni butë lëkurën pas larjes. Luleshtrydhet do të bëjnë që fytyra juaj të duket më e re.

(Kosova Sot Online)