Çifti anglez fsheh gjininë e foshnjës, thonë se po e mbrojnë nga paragjykimet

  • 17 September 2019 - 14:29
Çifti anglez fsheh gjininë e foshnjës, thonë se po e mbrojnë nga paragjykimet

Një çift anglez po refuzon ta tregojë gjininë e foshnjës së tyre 17-muajshe me arsyetimin se po duan ta mbrojnë atë nga paragjykimet e pavetëdijshme gjinore.

Nëna Hobbit Humphrey, 38 vjeçe, dhe babai Jake England-Johns, 35 vjeç, të cilët jetojnë në Keysham të Anglisë, thanë se po e veshin fëmijën e tyre me rroba të djemve dhe të vajzave.

Çifti i martuar, anëtarë të grupit “Extinction Rebellion” për mbrojtjen e klimës, gjithashtu po kërkojnë nga familjarët dhe miqtë që foshnjës së tyre t’i drejtohen me përemra që përdoren për të dy gjinitë.

Njëri nga gjyshërit e fëmijës tha se as ata nuk e kanë ditur gjininë deri në moshën 11-muajshe, kur ishte duke ia ndërruar një pelenë.

Prindërit e foshnjës thanë se vendimi për të mos e treguar gjininë ishte mënyra e vetme për t’i parandaluar njerëzit që ta trajtojnë atë më ndryshe në bazë të gjinisë.

Burri dhe gruaja, të cilët punojnë në cirk, thanë se vendimi për ta veshur fëmijën me rroba të djemve dhe të vajzave bëri që shumë zonja të habiten me të kur ata dalin për të shëtitur në park.

“Kjo e ka pasur efektin që e kemi dëshiruar, që ta lëmë fëmijën tonë t’i zhvillojë dëshirat e veta pavarësisht moshës. Kështu, për shembull, fëmijës i pëlqen të luajë me kukulla, por edhe me motoçikleta dhe vetura lodra, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)