Inflamacionet e fshikëzës mund t'i shëroni me çaj majdanozi

  • 18 September 2019 - 08:32
Inflamacionet e fshikëzës mund t'i shëroni me çaj majdanozi

Majdanozi është bimë e njohur, e cila largon sasinë e ujit shtesë nga organizmi i njeriut, prandaj për këtë arsye shihet edhe si e nevojshme për shëndetin e fshikëzës dhe veshkave. Është i pasur me minerale, si kalium, hekur, kalcium, mangan, magnez dhe bakër.

Në mjekësinë popullore çaji nga majdanozi ndihmon te artriti, gihti, veshkat dhe fshikëza. Shpeshherë përdoret edhe për zbutjen e gastritit. Pastrojeni majdanozin, përderisa shija është e hidhur dhe mund ta ëmbëltoni me pak mjaltë. Mbushni një enë me ujë dhe e vloni, i shtoni një sasi të vogël të majdanozit dhe e lini të mbuluar ashtu për pesë minuta dhe mund ta pini.

(Kosova Sot Online)