Pastrojeni trupin nga helmet me vetëm dy përbërës!

  • 18 September 2019 - 16:50
Pastrojeni trupin nga helmet me vetëm dy përbërës!

S ot, më shumë se kurrë, njerëzit janë të përqendruar në shëndetin e tyre, rreth organizmit në përgjithësi dhe disa organeve të caktuara. Një nga organet, për të cilin duhet pasur veçanërisht kujdes janë edhe zorrët. Me kalimin e kohës nevojitet një pastrim i përgjithshëm, në mënyrë që zorra e trashtë ta mbante florën e baktereve të shëndoshë. Receta në vijim, me vetëm dy përbërës, është ideale për ta arritur këtë qëllim.

PËRBËRËSIT:

Mielli i lirit Kefiri

Ajo që duhet të bëni është që masën ta konsumoni në vend të kafjallit, në një afat prej tri javësh. Gjatë javës së parë, përzieni një lugë miell liri me 100 ml kefir. Gjatë javës së dytë, nevojitet të përzieni dy lugë miell liri me 100 ml kefir, e gjatë javës së tretë përzieni 3 lugë miell liri me 150 ml kefir. Përzierjen e përgatisni çdo mëngjes. Pas tri javësh, zorrët tuaja do të pastrohen nga helmet që mund të jenë grumbulluar me vite në organizmin tuaj. Nëse nuk mund të gjeni miell liri, atëherë merrni farat e lirit dhe i bluani.

(Kosova Sot Online)