Supa magjike e lakrës që shkrin kilogramët

  • 19 September 2019 - 17:57
Supa magjike e lakrës që shkrin kilogramët

Nuk ekziston ndonjë pilulë magjike për humbjen në peshë, por ekziston supa magjike prej lakrës, e cila përshpejton metabolizmin dhe djegë dhjamin, pa vuajtur urie. Receta për këtë supë të hatashme nga lakra është shfaqur para disa viteve. Njerëzit që e kanë konsumuar çdo javë kanë theksuar se kanë humbur edhe deri tetë kilogramë. Pasi ta keni konsumuar këtë supë, nuk do ta ndjeni urnë edhe për disa orë.

Për përgatitjen e kësaj supe magjike nevojiten:

– 1 lakër (1 kg), 2 speca të gjelbër e të freskët (150 g), 1 kg karota, 6 qepë të reja (300 g), 1 lugë selino (30 g), 1 salcë domatesh (200 g).

Përgatitja: Perimet i copëtoni në pjesë të imëta. I vendosni në enë të madhe, ia shtoni ujin dhe e vendosni të vlojë. Pasi të vlojë e lini të qëndrojë në zjarr të pakët, për rreth 15-20 minuta. Kombinoni supën me këto ushqime: 

Dita e parë - pemë, gjithçka pos bananeve;

Dita e dytë - perime të gjelbra dhe patate të gatuara me gjalpë;

Dita e tretë - pemë dhe perime, patate;

Dita e katërt - 3 banane dhe qumësht të freskët;

Dita e pestë - gjoks pule apo peshk;

Dita e gjashtë - mish të pjekur, bukë dhe sallatë;

Dita e shtatë - oriz dhe perime.

(Kosova Sot Online)