Dieta për shtypje normale të gjakut

  • 21 September 2019 - 15:18
Dieta për shtypje normale të gjakut

Ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit mund të ndihmojë në rregullimin e hipertensionit. Do të duhej të shmangni natriumin dhe kripën dhe të hani ushqim të pasur me kalium. Masa e parë në kontrollin e rregullimit të shtypjes së gjakut është kontrolli i ushqimit dhe pijeve.

Organizmit mund t'i ndihmojnë ushqimet e pasura me kalium, si bananet, portokajtë, patatet edhe domatet. Kafjalli dhe dy zamra çdo ditë janë të njëjta. Kafjalli: 2 jogurtë pa yndyrë, bukë pa kripë (40 g) dhe marmelatë pa sheqer (15 g), ose qumësht (2 dl) dhe 5 keksë integral.

Zamra e paradites: qumësht i skremuar (1 dl) dhe pemë (150 g), ose bukë pa kripë (20 g) me djathë të bardhë pa kripë (30 g). Zamra e pasdites: 1 gotë jogurt pa yndyrë, ose djathë pa kripë (30 g).

DITA E PARË

Dreka: makarona me origano (35 g), hamburger me mish viçi (80 g) me sallatë të gjelbër dhe domate (nga 100 g), mollë (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: perime - patëllxhan të kaltër, kungulleshkë, speca dhe qepë (110 g prej secilit), mish gjeldeti pa kripë nga skara (90 g), dardhë (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g).

DITA E DYTË

Dreka: shparguj (100 g), oriz (35 g) me dy vezë dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: skumbri (100 g) me patate (120 g) dhe qepë (100 g) nga furra, portokaj (200 g) dhe kripë pa kripë (40 g).

DITA E TRETË

Dreka: patate të ziera (120 g) me presh (100 g), troftë nga skara (90 g) me origano, mollë (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: lëng nga karota e freskët (125 g) dhe domate (150 g), piper të zi, kivi (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g).

DITA E KATËRT

Dreka: lëngje (45 g) me mish pule (80 g) domate (75 g), karota (75 g) dhe speca (75 g), portokaj (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: sallatë e gjelbër (150 g), mish viçi (100 g) me patate (120 g), dardhë (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g).

DITA E PESTË

Dreka: file mishi gjedhi (70 g), oriz i zier (35 g), karota (150 g) dhe kërpudha (150 g), portokaj (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: sallatë nga domatet (250 g) dhe tranguj (200 g), skumbri nga skara (100 g), me speca të gjelbër (200 g), mollë (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g).

DITA E GJASHTË

Dreka: spageta (35 g) të erëzuara me piper të zi, gjoks gjeldeti (100 g) kërpudha të mbushura (175 g), ananas (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: tortilë me vezë (60 g), patate (120 g) dhe speca (50 g), kivi (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g).

DITA E SHTATË

Dreka: sallatë nga fasulja (45 g), speca të pjekur (125 g) dhe domate (125 g), portokaj (200 g) dhe bukë pa kripë (40 g). Darka: sallatë të gjelbër (175 g) me tranguj (175 g), bukë pa kripë (40 g) me djathë pa kripë (70 g) dhe mollë (200 g).