Vjen ilaçi që mbyt të gjitha bakteret!

  • 27 September 2019 - 08:40
Vjen ilaçi që mbyt të gjitha bakteret!

Studimet kanë treguar se ilaçi me emër "Staphefekt" do të mund të çrrënjoste edhe bakteret më vdekjeprurëse, sikur që është MRSA. Ky ilaç do të mund të paraqitej në treg në formë të tabletave pas rreth 5 vjetësh. Ky ilaç do të jetë një alternativë tepër e suksesshme e antibiotikëve.

"Staphefekt"-i tanimë ka mbërritur në Holandë dhe Gjermani, por vetëm si krem kundër infeksioneve në lëkurë. Ky ilaç paraqet një të arritur të madhe në mjekësi, meqë shumë baktere, për shkak të përdorimit vend e pa vend të antibiotikëve, janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve.

Mark Offerhaus, drejtor i kompanisë holandeze "Micreos", thotë se zor që mund të pritet krijimi i rezistencës së baktereve ndaj ilaçit "Staphefekt". "Ilaçi shkatërron qelizat e baktereve nga jashtë dhe kjo ndodhë shpejt, për disa sekonda. Bakteret nuk kanë kohë për zhvillimin e rezistencës ndaj ilaçit", thotë Offerhaus. Fuqia e këtij ilaçi bazohet te enzima endolizinë, i cili është pjesë përbërëse e viruseve të cilat i sulmojnë bakteret.

(Kosova Sot Online)