Ja ushqimet dhe pijet që i djegin kaloritë

  • 27 September 2019 - 09:12
Ja ushqimet dhe pijet që i djegin kaloritë

Doni ta keni një linjë perfekte të trupit? Ja çka duhet të konsumoni.

GJOKSI I PULËS

Mishi i pulës është plot me proteina, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, e sa më shumë muskuj që të keni, aq më me efikasitet do të digjen kaloritë. Proteinat po ashtu na mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë.

ÇAJI I GJELBËR

Shkencëtarët preferojnë konsumimin e 2 deri 3 lugëve të çajit të freskët, të gjelbër në ditë. Ai mund t'ju ndihmojë në djegien e deri 50 kalorive në ditë, më shumë se që humbni zakonisht. Ky çaj përmban përbërës, të cilët lidhen me përshpejtimin e metabolizmit.

VEZËT

Përgatitni vezë të fërguara për kafjall, meqë ky ushqim me të vërtetë është djegës i madh i kalorive. Vezët janë plot me proteina dhe, sikur që tregojnë studimet, ushqimet me shumë kalori në orët e hershme të mëngjesit bëjnë që, gjatë ditës, të konsumojmë më pak kalori.

UJI I FTOHTË

Me gjasë keni dëgjuar që ujin duhet ta pini kur t'ju kapë uria, meqë ai ua shuan urinë për një kohë të caktuar. Por, ekziston edhe një shkak pse duhet pirë ujë. Kur të pini ujë të ftohtë, trupi juaj harxhon më shumë energji për ta nxehur atë ujë në temperaturën tuaj trupore.

SPECAT DJEGËS

Kilet shkrihen më lehtë dhe më shpejtë nëse preferoni shijen djegëse. Herën tjetër kur të hani picë, porositni më shumë speca djegës.

JOGURTI

Është dëshmuar se kalciumi, në kombinim me aminoacidet që gjenden në produktet e qumështit, shkrijnë dhjamin. Merreni këtë si shkas të përkryer për ta konsumuar një gotë jogurt, apo qumësht më shumë. Jogurti përmban më shumë proteina, të cilat e përshpejtojnë shkrirjen e yndyrave.

(Kosova Sot Online)