Pastrojeni gjakun me pijet nga panxhari, karota ose hudhra!

  • 29 September 2019 - 10:15
Pastrojeni gjakun me pijet nga panxhari, karota ose hudhra!

J eni lodhur nga lodhja kronike, qarkullimi i dobët i gjakut? Provoni tri receta të thjeshta, të cilat ndihmojnë në pastrimin e gjakut dhe ju heqin qafe dhimbjet e ndryshme.

LËNGU NGA PANXHARI, PATATJA E ËMBËL DHE KAROTA

Përbërësit: 1 panxhar, 1 patate të ëmbël, 10 karota. Përzieni të gjithë artikujt. Së pari panxharin, pataten e ëmbël e më pas karotat. Kjo pije mjaft mirë pastron gjakun dhe mëlçinë nga helmet. Panxhari ndihmon në ngritjen e hekurit në gjak. Karotat janë të pasura me vitamina A. Ta konsumoni si kafjall apo gjatë ditës.

LËNGU NGA MOLLA, PANXHARI, KAROTA, SELINO DHE SPINAQI

Përbërësit: 1 mollë, 1 panxhar, 8 karota, 2 shkopinj selino, 3 gota spinaq. Përzieni të gjithë përbërësit dhe i konsumoni para kafjallit. Kjo pije me multivitamina pastron organizmin, ju furnizon me hekur, fibra dhe minerale.

TINKTURA NGA HUDHRA DHE VERA E ZEZË

Përbërësit: 12 thelb të hudhrës, ½ litër verë të zezë. Pastroni hudhrën, e ndani në ¼ dhe vëreni në kavanoz. Shtoni gjysmë litër verë të zezë dhe e mbyllni mirë. E mbani në diell për rreth dy javë. Çdo ditë ta përzieni. Pas dy javësh, e vendosni në një shishe prej qelqi. Konsumoni nga 1 lugë, 3 herë në ditë.

(Kosova Sot Online)