Lerthi, bima me vlerë të artë

  • 03 October 2019 - 14:54
Lerthi, bima me vlerë të artë

Personat e plogësht dhe ata që kanë mungesë të gjakut duhet ta konsiderojnë dhe vlerësojnë si të artë. Lerthi (lat. Allium ursinum) njihet si bima mjekësore e vitit në Evropë. Është një bimë e përdorimit të gjerë, e para së gjithash është antibiotik natyral. Ata të cilët e dinë mirë mundësinë e shërimit të kësaj bime e kanë në tryezë.

Megjithëse është 20 herë më i dobishëm se qepa, një numër i madh i njerëzve e shmang pikërisht shkaku i aromës. Në kuzhinë përdoret si sallatë, si erëz nëpër shumë gjella, apo nëpër specialitete të gatuara, dhe është shumë i shijshëm nëse përdoret në të njëjtën mënyrë sikurse edhe spinaqi. Nëse e preni në pjesë të imëta dhe e përzieni me djathë të freskët, apo me ajkë, është lyerje e hatashme për bukë. Mirëpo, në natyrë gjethet e reja mund të gjinden vetëm tridhjetë ditë në vit dhe janë të mira vetëm nëse merren derisa bima të mos lulëzojë. Me ngrirjen e tyre humbet efekti shërues. 

(Kosova Sot Online)