Preparati natyror kundër kalljes së fytit

  • 04 October 2019 - 15:42
Preparati natyror kundër kalljes së fytit

Përgatiteni një ilaç natyror nga qimnoni (një lloj mëlmese) dhe largojeni shpejt dhembjen e fytit. Ky ilaç është efikas kundër dhembjes së bajameve, te vështirësitë në përpirje dhe te dhembjet e fytit. Ajo që është më e mira e tij, ky ilaç vepron me shpejtësi, duke e larguar dhembjen për vetëm katër orë.

JA SI PËRGATITET ILAÇI NGA QIMNONI (NJË LLOJ MËLMESE):

80 gramë të qimnonit të bluar i përvëloni me 200 mililitra ujë dhe e leni që të vlojë për rreth 15 minuta. Do ta fitoni një masë të dendur, elastike, të ngjashme me kafen e bluar. Preparatin e kulloni, shtoni 50 mililitra ujë dhe përsëri e vloni. Largojeni nga zjarri dhe shtoni një lugë konjak, apo brendi. Këtë preparat e konsumoni nga një lugë çdo gjysmë ore. Lehtësimin e parë do ta ndieni pasi të kalojnë dy orë. Ky ilaç u preferohet të gjithë atyre që janë të prirë që të ftohen dhe të kanë inflamacion të bajameve. Para përdorimit të preparateve natyrore gjithsesi konsultojeni mjekun.

(Kosova Sot Online)