6 ‘luftuesit’ natyralë kundër ftohjes

  • 06 October 2019 - 10:02
6 ‘luftuesit’ natyralë kundër ftohjes

Ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë,në mënyrë që organizmi t'ia dalë të mbrohet nga viruset sezonale dhe bakteret.Në vijim ju zbulojmë cilat ushqime do të duhej t'i konsumonit për t'u shëruar më shpejt dhe më lehtë Proteinat janë kyçe për humbjen në peshë .

ÇAJ OSE LIMONADË E NGROHTË

Fare mirë dihet se çaji ndihmon te dhimbjet e fytit. Çaji i gjelbër është shumë i dobishëm, pasi që është i pasur me antioksidues, e pikërisht ata i ofrojnë forcë organizmit në luftën kundër infeksioneve. Po ashtu, mund t'ju ndihmojë edhe limonada e ngrohtë. Agrumet posedojnë vitamina C, flavonoide që forcojnë sistemin imun.

SUPA E PULËS

Supa e pulës konsiderohet si një ilaç tradicional, jo vetëm se është një shujtë e ngrohtë dhe ushqim i shijshëm, por se shkencëtarët theksojnë se ekzistojnë fakte se supa e pulës ndihmon në zvogëlimin e aktivitetit të qelizave, që janë përgjegjëse për problemet respiratore.

VERA E ZEZË

Besuat apo jo, edhe vera e zezë shihet si një aleat i mirë kundër ftohjes. Vera e zezë është e pasur me antioksidues, të cilët i ndihmojnë organizmit në luftën kundër infeksioneve, sidomos atyre në rrugët e frymëmarrjes. Mirëpo, kini kujdes! Nëse merrni tableta vera e zezë nuk vjen në konsideratë.

USHQIMI I ERËZUAR

Ndoshta pas konsumimit mund t'ju rrjedhin disa lot, por ushqimi i erëzuar, sidomos ai pikant, do t'ju bëjë më të fortë karshi infeksioneve. Pra, lirisht mund të përcaktoheni për një ushqim pikant, i cili forcon qelizat tuaja, por hani në atë masë sa nuk e dëmtoni lukthin.

XHENXHEFILI

Hulumtimet kanë treguar që xhenxhefili në mënyrë të pabesueshme ndikon në parandalimin dhe qetësimin e mundimeve apo problemeve tjera në lukth, si: kapsllëku, fryrjet dhe të vjellat. Në rast të këtyre problemeve pini një gotë çaj xhenxhefili. Është vërtetuar se kjo bimë ndihmon edhe kundër gripit dhe ftohjes.

SODA E BIKARBONIT

Soda e bikarbonit shpeshherë është edhe një shtesë nëpër medikamentet që për qëllim kanë qetësimin e lukthit. Tretni një lugë sodë bikarboni në një gotë ujë dhe e pini. Përzierja e ujit dhe sodës paraqet një ilaç të lirë dhe praktik për qetësimin e lukthit, por edhe të zorrëve.

(Kosova Sot Online)