Shurupi shtëpiak, i cili largon gëlbazin

  • 07 October 2019 - 10:27
Shurupi shtëpiak, i cili largon gëlbazin

Nëse ju mundon kolla dhe keni vështirësi për ta larguar gëlbazin, atëherë përgatiteni shurupin efikas shtëpiak

Përbërësit: - lugë rrënjë të mëllagës së bardhë, 1 lugë fara të lirit, 1 lugë sherbelë, 1 limon të prerë në rriska të imëta, 250 ml ujë, 250 g sheqer të vrugët. Vendosni ujë në enë të vogël e më pas shtoni sheqerin e vrugët. Kur të jetë tretur sheqeri, shtoni përbërësit e tjerë dhe zieni në temperaturë të ulët për 15 minuta. Merrni një lugë të shurupit të ftohtë tri herë në ditë.

(Kosova Sot Online)