Më efikas se viagra dhe më i shëndetshëm

  • 08 October 2019 - 09:10
Më efikas se viagra dhe më i shëndetshëm

Hulumtimi i bërë në një universitet në Edinburg, ka treguar që te meshkujt dhe te femrat, të cilët për dy javë rresht kishin konsumuar nga një gotë lëng të shegës, ishte rritur niveli i testosteroneve, që shton dëshirën për seks te të dyja gjinitë. Shega është burim i shkëlqyeshëm për vitamina C dhe antioksidues, por, sipas rezultateve të hulumtimit, mund t'ju ndihmojë nëse gjendja juaj përkeqësohet në shtrat.

Në eksperiment kishin marrë pjesë 58 të anketuar, midis moshës 21 dhe 64 vjeçe, e konsumimi i shegës kishte dhënë rezultate të mira te të gjithë ata. Pos kësaj, të anketuarit kishin pohuar se ishin më mirë të disponuar, më lehtë ishin marrë me stresin, ndërsa që edhe kujtesa u ishte përmirësuar.

(Kosova Sot Online)