Lëngu, i cili bën çudinë me shëndetin tuaj

  • 09 October 2019 - 15:03
Lëngu, i cili bën çudinë me shëndetin tuaj

Lëngu nga hudhra është njëra nga ato gjërat që njeriu duhet ta posedojë, nëse dëshiron të kujdeset për shëndetin e tij. Duhet kujtuar që një lëng si ky bën çudinë në ruajtjen e shëndetit. Pos kësaj, është i hatashëm për hedhjen e kripës dhe shtresave të njelmëta nga organizmi, përmirëson aftësinë punuese të organizmit, pastron gjakun, forcon imunitetin, enët e gjakut dhe punën e zemrës. Për më shumë, largon dhjamin shtesë dhe përmirëson metabolizmin. Mund ta përdorni edhe te sëmundjet e femrave dhe infeksionet, e po ashtu pastron organizmin prej shtresave të dëmshme. Më e mira nga gjithë kjo është se lëngun mund ta përgatisni vetë.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Në një enë prej xhami vendosni së paku 12 thelpinj të hudhrës, e secilën prej tyre duhet ta ndani në katër pjesë. Më pas këtë masë e mbuloni me gjysmë litër verë të zezë. E mbyllni, do të ishte mirë ta lini në hapësirë, që frekuentohet nga drita natyrale e diellit dhe ta lini aty për së paku 15 ditë. Pas 15 ditëve do të ishte mirë t'ia ndërroni vendin dhe ta futni në shishe të errët prej gjami. Lëngun ta merrni tri herë në ditë nga një lugë të vogël, për një periudhë kohore prej një muaji.

(Kosova Sot Online)