Shëroni pezmatimin e sinuseve!

  • 12 October 2019 - 09:18
Shëroni pezmatimin e sinuseve!

Terapia zgjat pesë ditë, e po aq ju mjafton të hiqni qafe dhimbjet e kokës dhe t'i shëroni sinuset. Me ardhjen e ditëve të ftohta, më lehë jemi të prirë për t'u ftohur dhe të pësojmë infeksione të sinuseve, që përcillen me dhimbje të tmerrshme të kokës.

Sinuset përcillen me dhimbje koke apo tensionime nga maja e hundës, pranë vetullave deri në mjekër, e te shumë njerëz nuk ndihmojnë as analgjetikët klasikë. Zgjidhje e hatashme në luftën kundër sinuseve është rrepa. Qërojeni, vendoseni në kavanoz dhe e përzieni me uthull të verës, e më pas e mbyllni. Masën, për dhjetë ditë ta mbani në temperaturë të dhomës, duke e përzier kohë pas kohe.

Pas dhjetë ditëve, disa herë në ditë e hapni kavanozin dhe merrni frymë thellë aromën e rrikës nga pesë minuta. Të njëjtën përzierje gjatë natës e shtoni në peshqir dhe e freskoni ballin. Një zgjidhje tjetër mund të jetë edhe qërimi i 50 gramëve rrepë, e hidhni në pesë decilitra ujë dhe e zieni. Përzierjen e përmendur mund ta përdorni duke e vendosur në enë dhe duke avulluar kokën e mbuluar me peshqir.

(Kosova Sot Online)