Këto janë ilaçet natyrale kundër bronkitisi

  • 12 October 2019 - 18:02
Këto janë ilaçet natyrale kundër bronkitisi

Dimri po afron. Në këtë stinë të vitit njerëzit janë të prirë të preken nga sëmundjet respiratore si bronkitisi. Bronkitisi akut shpeshherë është rezultat i infeksioneve respiratore. Kjo gjendje mund të lehtësohet përmes ilaçeve shtëpiake, por bëhet i rrezikshëm nëse e lini në asgjë.

Ja çfarë mund të bëni për shërimin e bronkitisit në shtëpi. Specat e kuq - specat e kuq dhe gjellët e erëzuara e promovojnë kollën e shëndetshme dhe pastrimin e mushkërive. Vaji origano - ky nuk vlen vetëm për picat. Është vaj antibakterial dhe promovon shërimin bronkial. Xhenxhefili, kanella dhe karafili - xhenxhefili njihet fare mirë për aftësinë e tij që ta luftojë ftohjen. Si ilaç kundër inflamacioneve, po ashtu është i përdorshëm kundër bronkitisit. Sugjerohet që të pini çaj nga 1/2 e qeses së xhenxhefilit, kanellës dhe karafilit. 

(Kosova Sot Online)