Çaji i ngrohtë zbut kollën

  • 14 October 2019 - 09:07
Çaji i ngrohtë zbut kollën

Kolla është një ndër problemet më të shpeshta, me të cilën pacientët vizitojnë mjekun. Mirëpo, shumica nuk e di se kolla është vetëm simptomë, dhe se shkas është një gjendje tjetër apo sëmundje.

TRUMZA

 Përmban vaj eterik dhe flavonoide, prandaj është shumë e dobishme në shërimin e kollës dhe bronkitit. Për përgatitjen e çajit një lugë trumzë e përzieni me 200 ml ujë të vluar, e mbuloni dhe pas gjysmë ore mund ta pini. Mund t'i shtoni mjaltë dhe të pini tri deri katër gota në ditë.

EUKALIPTI

Për kollë të butë, përzieni nga dy pika vaj esencial të eukaliptit dhe limonit dhe shtoni dy lugë mjaltë.

QEPA

Përdoret në shkatërrimin e baktereve, dezinfekton bronket dhe lufton grumbullimin e mukozës në organet e frymëmarrjes. Preni 2-3 qepë, i përzieni me mjaltë dhe i vloni. Gjatë ditës, çdo dy orë merrni nga një lugë.

(Kosova Sot Online)