Lëngu që heq kilogramët

  • 14 October 2019 - 15:16
Lëngu që heq kilogramët

Nëse e keni të domosdoshme që për një periudhë të shkurtë kohore të humbni në peshë, kjo është zgjidhja e përsosur dhe shpëtimi në momentin e fundit. Natyrisht se garanci se kilogramët nuk kthehen nuk ka, por është pija ideale që brenda pesë ditëve mund të humbni edhe deri në pesë kilogramë.

PËRBËRËSIT:

1 sasi majdanoz, 1 limon, 1 gotë ujë

PËRGATITJA:

Majdanozin ta preni mjaft imët (më së miri në blender), shtrydhni lëngun e një limoni dhe ia shtoni një gotë ujë. Mënyra e konsumimit: Lëngun do të duhej ta pini në lukth të zbrazët, për vetëm pesë ditë, e më pas të bëni një pauzë prej dhjetë ditëve. Ky lëng ndihmon në shkrirjen e kalorive, trupin tonë e ushqen me vitamina dhe minerale. Pos se majdanozi përmirëson tretjen, mundëson që me lehtësi të largojmë lëngjet e grumbulluara, të cilat na shtojnë në peshë. Për pesë ditë mund të dobësoheni për pesë kilogramë më pak. Nëse lëngu me ujë ju mërzitet, majdanozin e hidhni në jogurt.


(Kosova Sot Online)