6 burime të kalciumit për ata që nuk u pëlqen qumështi

  • 15 October 2019 - 11:13
6 burime të kalciumit për ata që nuk u pëlqen qumështi

Kalciumi luan rol të rëndësishëm në forcimin dhe shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve. Krahas kaliumit,kalciumi ka rol kyç në funksionet metabolike,funksionimin e gjëndrave dhe enëve të gjakut. Në fakt,kalciumi është njëri nga mineralet më të rëndësishme në funksionimin si duhet të organizmit.Ju sjellim disa ushqime që posedojnë kalcium me bollëk.

PORTOKAJTË

Janë përplot me vitamina C, kalium, kalcium dhe me beta karotinë. Kënaquni me konsumimin e portokajve si një zamër të pasdites apo edhe mund të freskoheni me lëngun e tyre të shijshëm.

FARAT ÇIA OSE FARAT E SUSAMIT

Farat çia janë burim i pasur me kalcium, aminoacidet omega-3 dhe omega-6, por edhe me minerale që kalciumit i ndihmojnë që të depërtojë në asht. Farat e susamit mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe zvogëlojnë infeksionet. Janë të pasura me fibra, yndyra të pangopura dhe kalcium.

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË DHE PEMËT E THARA

Frutat me lëvozhgë të fortë dhe pemët e thara janë një zamër e shkëlqyeshme, të cilën me të vërtetë mund ta merrni me vete kudo dhe janë shumë të pasura me kalcium. Pos se janë të pasura me këtë mineral, janë të shijshme dhe të shëndetshme.

ERËZAT

Edhe vetë e dini që erëzat natyrale e përmirësojnë shijen e secilës gjellë. Por, a e keni ditur se janë burim i pasur me kalcium? Disa nga më të pasura me këtë mineral janë rozmarina, origano, borziloku, kopra, trumza, menta dhe majdanozi.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Lakra jeshile, shpargujt, sallata e gjelbër, brokoli dhe artiçoku. Këto lloje të perimeve përmbajnë sasi të lartë të kalciumit dhe antioksiduesve. Konsumoni sa më shpesh, sepse janë të dobishme për shëndetin në përgjithësi.

FASULJA

Bishtajoret janë një burim i shkëlqyeshëm dhe i pasur me kalcium dhe me hekur, e midis tyre përparësi kanë fasulja e kuqe dhe ajo e bardhë. Konsumoni, sidomos në sezonin e vjeshtës dhe të dimrit, e forcojnë organizmin tuaj.

(Kosova Sot Online)