Shega ju përtërin dhe ndihmon të humbni në peshë

  • 18 October 2019 - 09:48
Shega ju përtërin dhe ndihmon të humbni në peshë

Një shegë mesatare përmban rreth 600 fara. Pos se është e shijshme, është edhe e shëndetshme.

Fibrat

Shega ndihmon të humbni në peshë sepse ka pak kalori, e është e pasur me fira. 100 gr shegë përmbajnë 83 kalori dhe 4 gr fibra.



Vitaminat

Shega përmban sasi të madhe të vitaminave E, C dhe K. Vitamina C forcon imunitetin, përmirëson absorbimin e hekurit, ruan shëndetin e mishit të dhëmbëve. Vitamina K forcon eshtrat dhe ndihmon lëkurën për dukje të përtërirë. Vitamina E ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Mineralet

Farat e shegës janë të pasura me kalium, që ruajnë shëndetin e zemrës dhe muskujve. Është e pasur me hekur, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron sistemin imun. 

(Kosova Sot Online)