Qepa parandalon sulmin në zemër dhe disa lloje të kancerit

  • 21 tetor 2019 - 10:30
Qepa parandalon sulmin në zemër dhe disa lloje të kancerit

Qepa e kuqe posedon substanca me squfur që janë përgjegjës për aromën e saj, por edhe për shumë veti të tjera shëruese.

SËMUNDJET KARDIOVASKULARE

Qepa është e shkëlqyeshme në parandalimin e sulmit në zemër, sepse është e pasur me flavonide. Shkencëtarët e kanë vërtetuar se substancat në qepën e kuqe ndikojnë kundër mbylljes së enëve të gjakut dhe kundër trombeve.

ESHTRAT

Hulumtimet kanë treguar se si qepa është shumë e dobishme në përmirësimin e dendësisë së eshtrave. Kjo sidomos është e rëndësishme për femrat gjatë periudhës së menopauzës, pasi që gjatë asaj periudhe kohore dendësia e eshtrave humbet.

MBRON NGA KANCERI

Qepa ulë rrezikun nga shfaqja e disa llojeve të kancerit, si ai i zorrës së trashë, fytit dhe vezoreve.

SHEQERI DHE INFEKSIONET

Qepa është e shkëlqyeshme në rregullimin e sheqerit në gjak si dhe parandalon infeksionet që mund të shkaktohen prej baktereve.

(Kosova Sot Online)