Këto janë arsyet pse duhet të hani çokollatën e zezë

  • 22 October 2019 - 10:51
Këto janë arsyet pse duhet të hani çokollatën e zezë

Çokollata e zezë është shumë e shëndetshme dhe lirisht mund ta konsumoni dhe atë pa frikë se do të shtoni në peshë.

PËR TRU

Çokollata e zezë përmban antioksidues që nxitin punën e trurit, përkatësisht përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.

PËR ZEMËR

Kakao nga çokollata e zezë përmban substanca me shije të hidhur, por në fakt ndikojnë shkëlqyeshëm në shëndetin e zemrës dhe ulin shtypjen e gjakut.

PËR DISPONIM

Kakao në çokollatën e zezë në mënyrë natyrale nxit lirimin e endorfinave, të cilat ndryshe quhen edhe hormonet e lumturisë. Kjo edhe është arsyeja pse çokollata e zezë përmirëson disponimin.

(Kosova Sot Online)