Hudhra e shëron urdhjen

  • 23 October 2019 - 10:19
Hudhra e shëron urdhjen

Sapo të vëreni se "ju kanë zënë ethet" në buzë, veproni menjëherë. Askujt nuk i pëlqen urdhja (herpesi, kur "na zënë ethet" dhe na paraqitet puçrra në buzë), meqë ajo përpos që është e shëmtuar, po ashtu shkakton edhe dhembje të madhe. Ditët e ftohta i kontribuojnë shumë urdhjes, meqë ka më shumë infeksione me viruse. Për këtë shkak, sapo të vëreni paraqitjen e urdhjes, reagoni menjëherë me metoda natyrore. Zgjidhja e parë është limoni.

Shtrydheni mirë atë, merrni pambuk dhe zhyteni në lëngun e limonit dhe disa herë gjatë ditës, i vendosni në vendin që ju dhemb. Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me uthull të mollës. Ndoshta ju pengon era e hudhrës, por duhet ta dini se ajo është shumë e dobishme kundër urdhjes, meqë me fërkimin e vendit të prekur me lëng të hudhrës, vjen deri te tërheqja e sëmundjes. Në fillim të paraqitjes së urdhjes, mbani në vendin e caktuar katrorë të akullit. Ato ua zbusin dhembjen.
 

(Kosova Sot Online)