Çaji pikant, ilaçi më i shpejtë për sezonin e dimrit

  • 25 October 2019 - 16:22
Çaji pikant, ilaçi më i shpejtë për sezonin e dimrit

Ndjenja e pickimit në fyt dhe kolla irrituese janë problemet më të shpeshta gjatë stinës së dimrit, që na dërgon në shtrat dhe na shkakton nervozë. Nëse pëlqeni recetat shëruese tradicionale duhet të lini hapësirë për çajin më të shpejtë, i cili largon dhimbjet në fyt dhe njëkohësisht përmirëson disponimin. Xhenxhefili pos se përdoret në kuzhinë si erzë përdoret edhe s ilaç kundër shumë sëmundjeve. Kjo bimë shëron mundimet, nxit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon stresin, derisa në stinën e dimrit kur fyti bllokohet shndërrohet në ilaçin më të kërkuar.

PËRBËRËSIT:

- 1 lugë të vogël xhenxhefil të bluar, 1 lugë mjaltë, lëngun e një limoni, 250 ml ujë të vluar.

PËRGATITJA:

Xhenxhefili i qëruar dhe i bluar vendoset në enë dhe e mbushni me ujë të vluar. Kur të jetë ftohur pak shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Këshillë: Çajin më së miri është ta pini para gjumit dhe në mëngjes, në lukth të zbrazët.

(Kosova Sot Online)