Çaji i gjelbër: aleati më i mirë kundër kilogramëve

  • 31 October 2019 - 09:35
Çaji i gjelbër: aleati më i mirë kundër kilogramëve

Nëse dëshironi të humbni në peshë, mos hidhni të holla në tabletat e ndryshme, me të cilat me siguri se nuk do t'ia arrini qëllimit. Kthejuni mënyrave natyrale që janë të shëndetshme për organizmin. Çaji i gjelbër është zgjedhja ideale. Me shekujt të tërë shkaku i substancave që i posedon është konsideruar si një aleat në luftën kundër kilogramëve.

Polifenolet në çajin e gjelbër pozitivisht ndikojnë në forcimin e sistemit imun, falë përbërësve antioksidues. Mbrojnë qelizat nga ndikimi i radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë sëmundje. Me një përmbajtje të tillë, çaji i gjelbër mundet ta mbrojë organizmin prej sëmundjeve të ndryshme si problemet me zemër dhe kolesteroli i lartë. Po ashtu, çaji i gjelbër pakëson oreksin dhe me këtë rast ndihmon në shkrirjen e kilogramëve dhe të dhjamit.

(Kosova Sot Online)