Si ta parandaloni në mënyrë natyrale infeksionin në traktin urinar?

  • 31 October 2019 - 12:49
Si ta parandaloni në mënyrë natyrale infeksionin në traktin urinar?

Infeksionet e traktit urinar janë një problem i zakonshëm. Përderisa të dyja gjinitë, edhe ajo mashkullore dhe ajo femërore janë të ekspozuara ndaj këtij problemi, për një nuancë femrat janë më të rrezikuara. Simptomat përfshijnë nevojën e shpeshtë për të urinuar, ndjenja e djegies kur urinoni, ndryshimi i ngjyrës së urinës, dhimbje në abdomen e madje edhe vjellje. Në vijim ju paraqesim mënyrat natyrale në parandalimin e infektimit të traktit urinar.

UTHULLA SIDËR E MOLLËS

Uthulla sidër e mollës është e pasur me enzima, kalium dhe minerale të tjera të dobishme që parandalojnë zhvillimin e bakterit që shkakton infeksionet në traktin urinar. Ata që vuajnë nga ky infeksion uthullën mund ta përdorin si masë parandaluese. - Shtoni dy lugë të mëdha të uthullës në një gotë ujë. Mund të shtoni po ashtu edhe lëng limoni dhe ta ëmbëltoni me mjaltë. - Ta konsumoni dy herë në ditë për disa ditë rresht.

LËNGU I BORONICËS SË KUQE

Disa substanca të gjetura në boronicat e kuqe mund të ndikojnë në parandalimin e bakterit për të arritur te muret në uretër dhe për të shkaktuar infeksionin në traktin urinar. Ky lëng po ashtu mund të ndikojë edhe si një antibiotik. - Duke pirë gjysmë gotë lëng të boronicave të kuqe në ditë është mënyra më e lehtë në parandalimin e infeksionit në traktin urinar. - Ata që tashmë vuajnë nga ky infeksion duhet të pinë tri deri katër gota lëng të boronicave të kuqe për të parandaluar dëmtimin e veshkave. - Mos e konsumoni këtë lëng nëse keni pasur telashe me gurët në veshka.

BORONICAT

Boronicat janë të pasura me baktere të dobishme që parandalojnë infeksionin në traktin urinar. Antioksiduesit prezentë në boronica janë të dobishme për sistemin imun dhe parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e bakterit që shkakton infeksionin. - Mund të shtoni lëng të freskët të boronicave në drithërat e preferuara dhe ta konsumoni për kafjall. - Po ashtu mundeni vetë të shtrydhni boronicat e freskëta, por mos shtoni ëmbëltues artificial.

ANANASI

Ananasi përmban një enzimë e quajtur "Bromelain", që posedon substanca kundër inflamacioneve, që mund t'i reduktojë simptomat e infeksioneve në traktin urinar. Së bashku me ananasin, po ashtu, mund të merrni edhe antibiotikët e përshkruar nga mjeku, në mënyrë që sa më shpejtë të hiqni qafe këtë infeksion. - Konsumoni një gotë ananas rregullisht dhe mund ta parandaloni infeksionin në traktin urinar. - Po ashtu mund të përgatisni lëng nga gjysmë ananasi, pasi që versioni i konservuar mund të mos jetë i shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)