Perimet e harruara, që janë të shëndetshme

  • 01 nëntor 2019 - 09:46
Perimet e harruara, që janë të shëndetshme

S ecili prej nesh ka ndonjë ushqim apo gjellë të preferuar, por perimet si lakra rrepë, selino dhe paskinati kryesisht shmangen jo shkaku i shijes, por nga dukja e tyre.

LAKRA RREPË

Lakra rrepë ka shijen midis lakrës dhe brokolit. Sikurse edhe perimet e ngjashme, është e pasur me fibra, karotenoide dhe me vitamina A, B, C dhe K. Për dallim nga patatja, lakra rrepë mund të hahet e papërpunuar, kështu që mund ta përdorni edhe për sallatë. Brendësia e lakrës rrepë është shumë e shijshme.

SELINO

Këtu nuk bëhet fjalë për pjesën e gjelbër të selinos, të cilën të gjithë e përtypin, por për rrënjën e saj. Rrënja ka shije më të butë se pjesa e gjelbër. Selino është përlot me fibra, por edhe është e pasur me kalium, magnez dhe vitamina B6. Posedon shije të fortë dhe është shumë e këndshme kur përzihet me pure prej patates.

PASKINATI

Edhe pse ngjan me karotë, paskinati ka shijen e vet. Është pak më i thartë se karota. Është i pasur me shumë kalium, përmban materie që ndihmojnë tek infeksionet dhe është pasur edhe me fibra, folate dhe vitamina C.

(Kosova Sot Online)