6 ilaçet natyrale, me të cilat s'keni pse ta vizitoni mjekun

  • 02 November 2019 - 11:37
 6 ilaçet natyrale, me të cilat s'keni pse ta vizitoni mjekun

Disa ilaçe natyrale duhet t'i keni në barnatoren shtëpiake, pasi përveçse zbutin simptomat e sëmundjes, janë të domosdoshme në parandalimin e saj.

FARAT E GREJPFRUTIT - NDIKIM ANTIBAKTERIAL

Citrofitet, janë ekstrakte nga farat e grejpfrutit dhe janë antibiotikë dhe antioksidues natyralë. Ndikojnë te një spektër i gjerë i baktereve dhe viruseve, e nuk janë të dëmshme për organizmin. Citrofitet janë ilaç natyral që po ashtu shkatërrojnë kërpudhat. Gjëja kryesore e rëndësishme për farat e grejpfrutit është se bakteret dhe viruset nuk mund të zhvillojnë imunitet.

PROPOLISI - KUNDËR KOLLËS

Edhe një prodhim natyral me ndikim antibakterial. Propolisi është substancë, që bleta e mbulon nga lulet e ndryshme. Shumë studime kanë treguar se propolisi është anestetik natyral, antioksidues, antiseptik dhe antibiotik, e ndikon edhe kundër viruseve. Pos se zbut dhimbjet në fyt, forcon imunitetin, është efektiv në shërimin e kollës, sinuseve dhe bajameve. Kremi nga propolisi shëron infeksionet e lëkurës, që mund të shkaktohen nga kërpudhat dhe bakteret.

"EHINACEA" - KUNDËR GRIPIT DHE FTOHJES

Indianët e vjetër këtë bimë e kanë përdorur për shërimin dhe parandalimin e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, e sot është një ndër ilaçet më të kërkuara, kur dëshirojmë t'i shkurtojmë simptomat e infeksionit në fyt dhe kollën. Hulumtimet kanë vërtetuar se përdorimi i kësaj bime zvogëlon kohëzgjatjen e ftohjes, madje për shifra mbresëlënëse deri në 25 për qind.

HUDHRA - KUNDËR SËMUNDJEVE NË ORGANET E FRYMËMARRJES

Hudhra është një antioksidues natyral dhe ndikon mirë në forcimin e sistemit imun përmes përbërësve kundër inflamacioneve. Pos kësaj, ka efekt antibakterial dhe kundër viruseve. Hudhra ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve, infeksioneve virusale dhe bakteriale, problemeve me tretjet, sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe lodhjen kronike. Hudhra në mënyrë natyrale ul koelsteorlin dhe shtypjen e gjakut dhe ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.

LIVANDA - KUNDËR INFEKSIONEVE

Livanda përdorohet në industrinë e kozmetikës dhe të parfumeve, por më e njohur është për substancat e saj shëruese. Aroma e saj qetëson sistemin nervor, prandaj edhe cilësohet si ilaç natyral për qetësim, ndihmon te dhimbjet e kokës dhe te infeksioni i muskujve. Disa pika vaj të livandës nevojitet t'i vendosni në vendin, ku ndjeni dhimbje dhe do ta zbusni dhimbjen. Te problemet me astmë sugjerohet inhalimi me vaj shtesë të livandës. Madje edhe mund të provoni masazhin për gjoks me vaj të livandës.

XHENXHEFILI - KUNDËR TË VJELLAVE

Kjo erëz tropikale është ilaç kundër mundimeve dhe të vjellave. Përdoret edhe si ilaç kundër ftohjeve, por edhe në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Pos kësaj ka efekt antiseptik dhe qetëson kollën dhe përdoret si shtesë në pijet e ngrohta gjatë stinës së dimrit. Është antioksidues i fortë, i cili stimulon funksionimin e mëlçisë. Përmirëson punën e zemrës dhe gjakrrjedhjen, duke krijuar ndjenjën e të ngrohtit. Nuk u sugjerohet atyre që vuajnë nga gastriti dhe të thatit në sistemin tretës.

(Kosova Sot Online)