Joga për parandalimin e sëmundjeve të zemrës

  • 06 November 2019 - 09:16
Joga për parandalimin e sëmundjeve të zemrës

Praktikimi i jogës mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, sugjeron një studim i shkencëtarëve holandezë, nga Universiteti "Erasmus". Gjetjet e tyre bazohen në analizën e rezultateve të mbledhura për nevojat e 37 studimeve të mëparshme, ku ishin të përfshirë gati 3000 pjesëmarrës.

Është parë sesi praktikimi i jogës lidhet me uljen e shtypjes së gjakut dhe përqendrimit të të ashtuquajturit koelsterol të keq në gjak, të cilët janë faktorë të rëndësishëm për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës. Kërkuesit shkencorë tërheqin vëmendjen sesi efekti i vërejtur i jogës nuk varej nga shprehitë e tjera jetësore. Revista "European Journal of Preventive Cardiology" shton sesi joga lidhej edhe me një rrezik dukshëm më të vogël nga mbipesha.

(Kosova Sot Online)