Mjalti: Ushqimi më i mirë për shëndetin

  • 07 November 2019 - 09:33
Mjalti: Ushqimi më i mirë për shëndetin

Mjalti është njëra ndër ushqimet më të mira dhe më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Është burim i hatashëm i karbohidrateve të shëndetshme, glukozë dhe fruktozë, që përdoren për krijimin e energjisë. Mjalti posedon edhe minerale, aminoacide, pigmente, dyllë, insulinë, element të vitaminave të kompleksit B .

FORCIMI I IMUNITETIT

Mjalti është i pasur me përbërës antioksidues dhe antibakterialë, prandaj ndihmon në përmirësimin e punës së sistemit tretës, trupin e mban të shëndetshëm dhe ndihmon në luftën kundër sëmundjeve.

DHIMBJET NË FYT

Dihet që mjalti është aleat ideal në shërimin e inflamacioneve në fyt. Shkaku i efektit të tij antibakterial, mjalti ndihmon në shkatërrimin e baktereve që shkaktojnë inflamacione në fyt.

MIGRENA

Personat që vuajnë nga migrena do të duhej të porsa të fillojnë shenjat e para të sëmundjes, ta pinë një lugë mjaltë të tretur në gjysmë gote ujë.

PAGJUMËSIA

Nëse ju ndodh shpesh që gjatë natës të mos mund të flini, provoni që problemin ta zgjidhni përmes kësaj pijeje: në një gotë me qumësht të ngrohtë tretni një lugë mjaltë. Nëse nuk preferoni qumështin, zëvendësojeni me çaj kamomili.

(Kosova Sot Online)