Ushqimet për një shtatzëni të shpejtë

  • 08 November 2019 - 15:19
Ushqimet për një shtatzëni të shpejtë

S eleni është një mineral, i cili i nevojitet trupit tonë në doza të vogla dhe është shumë i shëndetshëm. Nëse e teproni mund të jetë shumë i rrezikshëm."Teprica me këtë mineral (200 mikrogramë në ditë) ndërlidhet me rrezikun e shtuar për diabet, tipi 2, kancerin e prostatës, e një sasi tepricë e këtij minerali nuk do të jetë i dobishëm as për zemër. Seleni është një nga ato elemente për të cilin organizmi ynë ka nevojë, por nevojitet dozë e caktuar", shpjegon Marc Mochard, autor i librit "The Supplement Handbook". Hulumtuesit më herët kanë vërtetuar se seleni në trup ndërlidhet me feritilitetin.

Më saktësisht, ato femra që e konsumojnë mjaftueshëm në të shumtën e rasteve mbesin shtatzënë, në krahasim me ato femra që nuk e konsumojnë mjaftueshëm. Një nga mënyrat për ta sjellë në trup është ajo përmes ushqimit.

ARRAT BRAZILIANE

Arrat braziliane janë burimi i mirë i selenit, me 514 mcg në 30 gramë arra

PESHKU

Me 95 mcg në porcion, tuna është në vendin e dytë. Burim i mirë janë edhe sardelet me 45 mcg në porcion, por edhe mishi i gjedhit dhe i pulës, e po ashtu edhe djathi vendor,

(Kosova Sot Online)