Selino zvogëlon stresin, ruan arteriet, eliminon celulitin

  • 09 November 2019 - 09:20
Selino zvogëlon stresin, ruan arteriet, eliminon celulitin

S elino është një bimë me gjethe të gjelbër, që ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve si: astma, infeksionet në mushkëri, reuma, gihti, rrugët urinare, veshkave, përmirëson oreksin dhe largon pengesat në tretje.

ÇAJI KUNDËR REUMËS

Në 1 litër ujë zini 40 g gjethe të selinos për pesë minuta dhe e lini të mbuluar deri sa të ftohet. Më pas e pini disa herë në ditë për një javë rresht.

SELINO KUNDËR KOLESTEROLIT

Vloni një litër ujë dhe e lini të vlohet. Tre limona i pastroni mirë dhe së bashku me lëvore i preni në rriska. Gjethet e freskëta dhe kërcellin e selinos po ashtu i preni imët. Limonin dhe selinon së bashku i bluani. Masën e fituar e bashkoni me ujin e vluar dhe përzieni mirë. I lini të qëndrojnë gjatë natës e në mëngjes masën e vendosni në shije të pastër. E pini në mëngjes dhe në mbrëmje, para ushqimit nga 0.5 decilitra.

PËR SHËRIMIN E ORGANIZMIT

Rrënja e një selinos të copëtohet dhe të përzihet me dy lugë mjaltë. E merrni disa herë në ditë nga një lugë të vogël. E ul stresin, ruan arteriet dhe ul celulitin.

(Kosova Sot Online)