Shpëtojani vetes jetën!

  • 10 November 2019 - 08:29
Shpëtojani vetes jetën!

Ju ka goditur sulmi në zemër, e nuk është askush përreth jush? Zemra fillon të rrahë në mënyrë të çrregullt, e personit i mbesin hiq më shumë se dhjetë sekonda para se ta humbë vetëdijen.

Nuk janë të rralla rastet kur në të shumtën e rasteve sulmi në zemër e godet një person kur pikërisht është i vetëm dhe nuk ka askënd në afërsi për t'i ndihmuar. Pikërisht në ato momente zemra rrah në mënyrë të çuditshme, e ajo që pason është humbja e shpejtë e vetëdijes. Por, vetes mund t'i ndihmoni duke filluar të kolliteni, madje të kolliteni fort dhe pandërprerë.

Para secilës së kollitur duhet të merrni frymë thellë, e kolla duhet të jetë e thellë dhe e gjatë thuajse duhet të pështyni apo të nxirrni diçka. Frymëmarrjen dhe kollën duhet ta përsërisni çdo dy sekonda, pa ndërprerë, derisa nuk arrin ndihma e parë apo deri në momentin kur mund ta ndjeni se zemra juaj tashmë ka filluar të stabilizohet dhe të rrahurat e saj kanë filluar të stabilizohen.

Në fakt, frymëmarrja e thellë zemrën tuaj e furnizon me oksigjen derisa kolla i bën një lloj masazhi zemrës, duke e mbajtur qarkullimin e gjakut. Po ashtu ndihmon edhe nëse mund ta shtypni me duar hapësirën mbi zemër.

(Kosova Sot Online)