Bima që zbut depresionin

  • 11 November 2019 - 10:02
Bima që zbut depresionin

Bari i bletës (lat. Melissa officinalis) është një nga bimët e rralla, e cila njëkohësisht është shëruese, erëz, zbukuruese, aromatike dhe industriale. E adhurojnë sidomos bletët, prandaj dhe ka marrë emrin Bari i Bletës. Vaji eterik i saj freskon dhe disponon, e për arsye se mban aromë shumë të këndshme, përdoret në farmaci dhe në industrinë e kozmetikës dhe parfumit. Pasi që posedon shumë karakteristika pozitive, ju sugjerohet shtatzënave kundër të vjellave.

Çaji nga kjo bimë ndihmon në kalimin e situatave stresuese, kundër depresionit si dhe dhimbjeve të kokës të shkaktuara si pasojë e bazës nervore. Ndikon edhe te ciklet jo të rregullta menstruale të shkaktuara se pasojë e stresit. Pos kësaj, kjo bimë përmirëson kujtesën, rregullon tretjen, forcon dhe shëron zemrën, ndikon kundër baktereve dhe shëron plagët. Po ashtu pastron gjakun, zgjeron enët e gjakut dhe ulë shtypjen e lartë të gjakut. Për një gjendje pas tres dhe depresion, përdorni çajin, i cili përgatitet në mënyrë të thjeshtë. Një qese me çaj të bimës së tharë përzihet me 2 dcl ujë të vluar, e lini të qëndrojë për 5 minuta dhe e pini.

(Kosova Sot Online)