Mposhteni ftohjen me rrikë!

  • 11 November 2019 - 10:10
Mposhteni ftohjen me rrikë!

Rrënja e rrikës për shumicën është shtesë e preferuar në gjellët e dimrit, e njihet për aromën dhe shijen e vet. Mund të përdoret gjatë gjithë vitit në ushqim, për çaj, përshpejton metabolizmin, e pastron atë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Rrënja është e pasur me vitamina C, e po ashtu mban edhe kalcium, kalium, magnez dhe vaj eterik që ia dhuron shijen pikante.

Sidomos preferohet ta shtoni në gjellët me yndyrë, sepse nxit tretjen she stimulon sekretimin e lëngjeve të zorrës dhe lukthit. Rrika sugjerohet në periudhat e ftohjes, sepse është vërtetuar që aroma e saj ndihmon në shërimin dhe parandalimin e ftohjes. Konsumimi i saj qetëson kollën dhe relakson simptomat e sinuseve. Për ftohje mund të përdoret i qëruar, i zier në qumësht apo i përzier me mjaltë.

(Kosova Sot Online)