6 ilaçet natyrale kundër bronkitit

  • 11 November 2019 - 10:29
6 ilaçet natyrale kundër bronkitit

Për ta trajtuar bronkitin, njerëzit shpeshherë provojnë ilaçe që kanë efekt të kundërt. Sido që të jetë, janë disa ilaçe tradicionale që trajtojnë simptomat e bronkitit.

MJALTI

Substancat kundër viruseve dhe kundër baktereve, me të cilat mjalti është i pasur, konsiderohen si mjaft të përdorshme në trajtimin e bronkitit. Mjalti po ashtu ndikon në zbutjen e fytit. Për më shumë, mjalti ndikon në forcimin e sistemit imun. Mjaltin mund ta përdorni përmes çajit, me piper të zi, ta shtypni një qepë dhe ta mbuloni me mjaltë.

XHENXHEFILI

Substancat e efektit kundër inflamacioneve dhe trajtimit të ftohjes që gjenden në xhenxhefil, po ashtu mund të ndikojnë edhe te tubat e bronkeve të pezmatuara. Përgatisni një përzierje duke shtuar një lugë piper, pluhur xhenxhefili dhe karafil të tharë. Shtoni pak qumësht apo mjaltë.

VAJI I ORIGANOS

Në mënyrë që ta zbutni pezmatimin e fytit dhe ta zbutni kollën, vaji i origanos mund të përdoret si trajtim natyral. Një person i cili vuan nga bronkiti, krejt çfarë duhet të bëjë është që disa pika vaji të origanos t'i vendojë nën gjuhë. Përdoreni këtë mënyrë njëherë në ditë për ta shëruar kollën dhe të merrni frymë lirisht.

LËNGU I PORTOKALLIT

Portokajtë janë të pasura me vitamina C. Sugjerohet të konsumoni një sasi të madhe të vitaminave C për të ndërtuar një sistem të fortë imun. Për ta trajtuar bronkitin, lëngjet e frutave janë ilaçi më i mirë. Në veçanti, lëngu i portokajve është i pasur me nutriente dhe vitamina, por edhe e zbut fytin e pezmatuar.

UJI ME KRIPË Uji

me kripë ka aftësinë e depërtimit përmes mukozës që shkakton rritim në membranat e ndjeshme të bronkeve. Po ashtu, ndikon në shërimin e fytit të irrituar. Shtoni pak kripë në ujë të vluar, e përzieni dhe e përdorni në formë inhalimi. Këtë e bëni 3-4 herë në ditë. Uji i ngrohë në kombinim me kripë ka efekt të hatashëm.

HUDHRA

Hudhra është një nga ilaçet më të mira natyrale në trajtimin e bronkitit akut. Substancat kundër viruseve dhe baktereve, me të cilat është e pasur hudhra, shërojnë bronkitin shumë shpejt. Nevojitet që të hani tre thelb të hudhrës. Merrni këta tri thelpinj, i copëtoni e më pas i vendosni në një gotë me qumësht. Qumështin vlojeni dhe i konsumoni kur të shkoni në gjumë.

(Kosova Sot Online)