A mund të cilësohet qumështi i gomaricës eliksir i jetës?

  • 12 November 2019 - 10:21
A mund të cilësohet qumështi i gomaricës eliksir i jetës?

Në kohërat antike është përdorur për shërimin e shumë problemeve të lëkurës dhe është përdorur po ashtu si tonik kundër plakjes. Qumështi i gomaricës po gëzon dhe përjeton një ringjallje. Qumështi i gomaricës është një prodhim serioz, i cili ndikon për një dukje të freskët dhe të re. Së fundmi shkencëtarët në masë të madhe janë duke u interesuar për së tepërmi për këtë qumësht. Virtytet e para mjekësore ishin vërejtur nga grekët atikë dhe Hipokrati, i cili e kishte rekomanduar si ilaç kundër problemeve me mëlçi, etheve, sëmundjeve infektuese, helmimeve, nyjave dhe rrjedhjeve të hundës.

Më vonë kësaj liste të gjatë të shërimit romakët ia kanë bashkangjitur edhe kapsllëkun. Përdorimi i qumështit të gomaricës si hidratues në kozmetikë është edhe më i mahnitshëm, falë Kleopatrës. Mbretëresha e Egjiptit njëherë në ditë ishte larë me këtë qumësht. Qumështi fshin njollat e fytyrës dhe mban lëkurën të bardhë. Po ashtu, njerëzit e kanë konsumuar edhe si ushqim ditor. Tash, shumica e njerëzve janë duke e kërkuar këtë qumësht si alternativë për qumështin e lopës, shkaku i shmangies së alergjive. Është i pasur me laktozë, lloj i sheqerit, posedon pak kalori dhe është qumështi më i afërt i kafshëve me organizmin e njeriut.

(Kosova Sot Online)